Telegrafi

Shala merr pjesë në takimn e rregullt vjetor të FMN-së

Bazuar në një njoftim zyrtar të MEF-it, në këtë takim Republika e Kosovës do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

"Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore këtë vit do të mbahen nga 11 deri me 13 tetor Washington, D.C, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Republika e Kosovës këtë vit ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në këto dy organizata financiare ndërkombëtare dhe siç është shprehur Ministri Shala, kjo vizitë do të shfrytëzohet për sensibilizimin e mëtejshëm të vendeve anëtare me objektiv të anëtarësimit sa më të shpejtë Kosovës si anëtare me të drejta të plota. /Telegrafi/