Telegrafi

Shala merr pjesë ne takimet pranverore të FMN-sё dhe BB-së

Gjatë kësaj vizite, ministri Shala do të takohet me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn dhe me presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Ministri Shala, do të takohet edhe me përfaqësues të State Departamentit si dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme. Gjatë kësaj vizite do të organizohet një takim edhe me përfaqësues të lobit shqiptarë në SHBA. /Telegrafi/