Telegrafi

Shala merr përkrahjen për projektet e infrastrukturës

Takimi me zëvendësdrejtoreshën e Bankës Botërore për zhvillim të qëndrueshëm Inger Andersen, si dhe zyrtarë tjerë të lartë nga ky institucion. Fokus kryesor i diskutimit ka qenë projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike të Kosovës “ Kosova e Re”.

U dhanë shpjegime për mënyrën e realizimit të këtij projekti në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant ku u ritheksua përkrahja e Bankës Botërore për këtë projekt e cila do të jetë e vazhdueshme duke mundësuar kështu fillimin e këtij projekti në një të ardhme të afërt.

Ministri po ashtu u takua me drejtoreshën Leocadia Irene Zac dhe zyrtarë tjerë të lartë nga USTDA, me të cilët u diskutuan një varg projektesh të rëndësishme zhvillimore në fushën e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit në Kosovë. Kjo Agjenci shprehu një interesim të veçantë në gjetjen e kompanive amerikane të cilat do të investojnë në këta sektorë.

Po ashtu ministri Shala ka takuar edhe senator e kongresmen të ndryshëm të cilët janë pjesëmarrës në ngjarjen e njohur vjetore me emrin “ Lutjet kombëtare të mëngjesit”. Pjesëmarrja në këtë ngjarje e Ministrit Shala ka bërë të mundur takime intensive me pjesëmarrës në këtë ngjarje si dhe një varg takimesh tjera me personalitete si Dick McCormick , David Laux, etj. /Telegrafi/