Herolind Shala ka arritur ta bëjë sefte me gola edhe në Kupën e Turqisë.
Djaloshi nga Kosova realizoi golin e parë në fitoren e Kasimpasas, 2-0 ndaj Marasspor, fitore që i kualifikoi për në raundin tjetër skuadrën nga Stambolli.
E Shala shënoi një gol të bukur në minutën e 56-të të ndeshjes duke zhbllokuar rezultatin.
Ai pas ndeshjes ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, se ishte një fitore e rëndësishme dhe është i lumtur me golin e shënuar.
“Fitore e rëndësishme në Kupën e Turqisë. I lumtur me golin dhe që kaluam në raundin tjetër”, shkroi Shala në Facebook.
Përveç golit në Kupën e Turqisë, Shala ka realizuar një gol edhe në kampionat me Kasimpasan. /Telegrafi/