Site icon Telegrafi

Shala: Luajtëm si luana, por nuk patëm fat dhe humbëm

Herolind Shala e ka vlerësuar si pozitive ndeshjen e sotme të Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova ka humbur 2-0 ndaj Turqisë, por nuk u ndie asnjëherë inferiore, pasi luajtëm mirë dhe krijuan shumë, kështu mendon mesfushori nga Drenasi.

“Nuk besoj që kishte mungesë të eksperiencës, por mungesë të golave. Në pjesën e parë e patëm një rast shumë të mirë, por nuk patëm fat”, ka thënë Shala pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

“Nuk kemi çfarë të ndryshojmë, kemi luajtur shumë mirë, jam i kënaqur me djelmoshat, kemi luajtur si luana”.

“Kemi krijuar shumë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën dhe kështu nuk e gjetëm gol, ndërsa Turqia shënoi dhe aty ishte diferenca”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version