Asistuesi i golit të Kosovës, Herolind Shala, ka thënë se skuadra ka luajtur mirë, por duhet të jenë më të vëmendshëm në mbrojtje.
Shala tha se edhe rastet ishin në pjesën e dytë, por nuk ishte fati në anën e tyre.
“Lutem shumë mirë 25 minuta. Pësuam dy gola të lehta. Pjesa e dytë ka qenë fantastike. Shënuam gol dhe patëm dy raste të mira, por ishim të pafat”.
“Jemi ekip i ri kemi lojtarë të mirë, duhet me qenë të përqendruar te golat”, ka thënë Shala.
Shala ishte ndër më të dalluarit në fushë. /telegrafi/