Telegrafi

Shala kthen në pozitë Naim Huruglicën

Naim Huruglica, drejtor në suspendim i Shërbimit Doganor që prej disa mujash, ka marrë miratimin për tu rikthyer në postin e tij.

“Pas suspendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Naim Huruglicës, Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala pati themeluar komisionin për të shqyrtuar përgjegjësinë e Huruglicës lidhur me importimin në Kosovë të vajit dysulfurik me tri mauna në mujain maj të këtij viti".

Në njoftimin zyrtar të MEF-it thuhet se komisioni ka përfunduar shqyrtimin me përgjegjësi dhe ka konkluduar se, ndonëse janë konstatuar mangësi në shërbimin doganor për të trajtuar rastet me dyshim, Huruglica nuk ka pasur përgjegjësi direkte ligjore me rastin e importimit të tri maunave”.

Sipas po këtij njoftimi, ministri Shala në bazë të konkludimit të komisionit të pavarur ka vendosur të anulojë vendimin e marrë në gusht të këtij viti për suspendimin e përkohshem të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Naim Huruglica.

“Huruglica do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Kosovës nga 15 shtatori i këtij viti". /Telegrafi/