Telegrafi

Shala kthehet i lënduar në klub, mungon ndaj Alanyasporit

Njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala është rikthyer në klubin e tij Kasimpasa.

Pas ndeshjes së jashtëzakonshme që zhvilloi ndaj Islandës ku edhe asistoi tek goli i vetëm i Kosovës ai është kthyer në Turqi.

Mesfushori fantastik ka pësuar një lëndim në minutat e fundit ndaj Islandës por që nuk është shumë serioz.

Ai kësisoj nuk ka stërvitur rregullisht me skuadrën e tij dhe ka humbur ndeshjen e kampionatit turk ndaj Alanyaspor.

Mjekët e skuadrës kanë paraparë që Shala të rikthehet javën tjetër për të luajtur me Kasimpasën. /Telegrafi/