Shala gjithsesi nuk trishtohet për këtë fakt, duke pranuar se për të është krenari të jetë pjesë e Shqipërisë.
Ai ka treguar se pret rastin që të luaj në njërën nga dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ndaj Serbisë ose Armenisë
“Kam refuzuar Norvegjinë për të luajtur me përfaqësuesen e vendit tim. Dua të jap kontributin tim për Shqipërinë, sepse kjo më gëzon mua dhe familjen time”.
“Konkurrentët që kam në Kombëtare janë Lenjani e Gashi, por unë pres mundësinë time për të luajtur dhe mendoj se e rëndësishme është, që jam i përzgjedhur, pasi vendos trajneri se cili do të jetë në fushë”.
“Përpara kemi dy ndeshje të rëndësishme që duhet t’i fitojmë, që të shkojmë në Francë”, tha Herolind Shala për emisionin “Zona Gol” në Supersport.
Shala po kalon një moment të mirë në këtë sezon ku ka shënuar tre gola me fanellën e Slovan Liberecit ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistime në të gjitha garat.