Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se sot për herë të parë Komisioni për Investime Strategjike dha rekomandimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik kompanisë “Sowi Kosovo LLC” nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Kosovës po i vjen investimi i huaj direkt më i madh që nga pas lufta, në vlerë prej 169 milionë eurosh. /Telegrafi/