Telegrafi

Shala: Kosova gabon që refuzon iniciativat rajonale, interes strategjik i Serbisë është të bisedoj me Shqipërinë për punë të Kosovës

Analisti Krenar Shala ka thënë se është gabim mospjesëmarrja e Kosovës në iniciativat rajonale.

Shala, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është interes strategjik i Serbisë që Kosova të mos merr pjesë në forume të ngjashme të mbajtura në Ohër.

Ai ka thënë se Mini Shengeni ballkanik nuk ka të ngjarë të jetë një Jugosllavi e re dhe sipas tij nuk ka nevojë për frika të tilla, përcjell Telegrafi.

“Kosova do të humbte nëse nuk merr pjesë në iniciativa të tjera. Kur Kosova merr pjesë aty është palë e barabartë. Serbia e ka çështje strategjike që punën e Kosovës t’ia lejë Tiranës dhe Beogradit”.

Shala ka thënë se është pozitive që iniciativat për Mini Shengen Ballkanik që kanë marrë disa shtete nuk janë për tu shqetësuar pasi sipas tij ato shtete janë në prag të falimentimit.

“Do të ishte shqetësuese nëse këto iniciativa do t’i ndërmerrnin shtete të forta si Gjermania apo Franca…Nëse kanë marrë pjesë të gjitha shtetet tjera të Ballkanit perëndimor edhe në do të duheshim të shkojmë me patjetër. Pikërisht kjo ka qenë dëshira e Serbisë”.

Gashi ka thënë se BE-ja do t’i integrojë të gjitha shtetet e Ballkanit në BE në bllok ose nuk do t’i integrojë fare.

“Ne kemi probleme njëri me tjetrin. Serbia nuk ka gjasë të hyjë në BE pa e njohtë Kosovën”.

Analisti ka thënë se janë “fore” ato që thuhen se Serbia do të shkojë me Rusinë e Jo me Bashkëpunimin Evropian.

“Si mund të shkojë me Rusinë Serbia kur është e rrethuar nga BE dhe NATO. Serbia nuk mund të shkojë me Rusinë se nuk mundet”, tha ndër të tjera Krenar Shala./Telegrafi/