Telegrafi

Shala: Kosova është e aftë për të qëndruar në këmbët e veta

Ministri Shala këto komente i bëri gjatë një ligjëratë të mbajtur në Institutin e njohur Amerikan të Paqes. Në ligjeratën e tij, ministri Shala ka renditur sukseset dhe sfidat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka veçuar politikat makroekonomike të Kosovës si dhe efektet e krizës ekonomike në rajonin e Ballkanit.

Gjatë qendrimit në Uashington ministri Shala ka takuar Zv. Sekretarin amerikan të shtetit, për Evropën Qendrore dhe Jugore, Stuard Jones, Sekretarin e Thesarit, Christopher Smart, si dhe Drejtorin e Zyrës së Thesarit Amerikan për Evropë dhe Azi Jeffrey Baker./rtklive/