Site icon Telegrafi

Shala: Konkursi për mësimdhënës në shkollat e Prishtinës, kundërligjor

Asambleisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala ka thënë se konkursi për plotësimin e vendeve të punës për mësimdhënës në shkollat e Prishtinës i datës 25 korrik, i shpallur në faqen e Komunës së Prishtinës, duket mirë të jetë kundërligjor!

Shala këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se komuna është duke i fshehur dhe duke mos i bërë publike shkollat, qoftë në fshatra qoftë në qytet po i fsheh tendencat e saj të selektimit të konkurrentëve sipas dëshirës dhe jashtë kritereve të transparencës së plotë, madje duke i kamufluar kriteret politike të kryetarit Ahmeti dhe përzgjedhjen sipas listave të zyrave të VV.

Postimi i plotë:

Konkursi për plotësimin e vendeve të punës për mësimdhënës në shkollat e Prishtinës i datës 25.07.2016, i shpallur në faqen e Komunës së Prishtinës, duket mirë të jetë kundërligjor! Në konkurs, në asnjë rast nuk shënon se në cilën shkollë të qytetit a në cilën shkollë të fshatit janë ato vende të lira të punës. Me këtë lloj manipulimi, duke shkelur ligjin, shkaktohet huti dhe mësimdhënësve konkurentë iu bëhet e padrejtë që në fazën e parë. Ata nuk e dinë se në cilën shkollë po konkurojnë. Shumë keq të bëhen përpjekje të tilla për manipulimin e opinionit dhe të vetë konkurentëve. Shumë keq që mësimdhënësit e ardhshëm të bien pre e manipulimeve me konkurs kundërligjor që në fillim të realizimit të tij.
Komuna, duke i fshehur dhe duke mos i bërë publike shkollat, qoftë në fshtara qoftë në qytet, po i fsheh tendencat e saj të selektimit të konkurentëve sipas dëshirës dhe jashtë kritereve të transparencës së plotë, madje duke i kamufluar kriteret politike të kryetarit Ahmeti dhe perzgjedhjen sipas listave të zyrave të VV.
Më e keqja do të ishte të shpallej konkursi e të mos përnmenden vendet e lira sipas lëndëve mësimore!!!

Exit mobile version