Telegrafi

Shala: Këtë vit synohet rritja ekonomike prej 5.3 për qind

Kështu tha ministri i Ekonomisë dhe financave Ahmet Shala gjatë një takimi me 40 afaristë sllovenë që po zhvillojnë një vizitë dyditore në Kosovë.

Delegacioni slloven vazhdon vizitën edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë ndërsa kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Sllovenisë mbajnë edhe një konferencë shtypi për bashkëpunimin ekonomik dy palësh. /rtk/