Telegrafi

Shala: Kemi nevoja të mëdha për financime

Ai u ka thënë doganierëve dhe inspektorëve tatimore se duhet të dëshmohemi si shtet i vetë qëndrueshme. “Ne sivjet kemi nevoja më të mëdha për financime, prandaj duhet shtuar përpjekjet për më shumë të hyra në buxhet. Këtë duhet ta bëjmë pa ngarkesa të reja fiskale, pa ndëshkuar bizneset dhe tatimpaguesit tjerë por vetëm duke identifikuar të gjithë ata që kanë mundësi të paguajnë tatime, dhe duke ngushtuar hapësirën për informalitet dhe invazion fiskal”, tha ministri Shala.

Sipas tij, objektivat të cilat u janë caktuar Doganës dhe ATK-së janë reale pasi që këto institucione kanë kapacitete.

“Në secilin muaj do të përcillet realizimi i planeve nëpër secilin rajon veç e veç, por edhe performanca personale e udhëheqësve të rajoneve. Nuk do të dëshiroja që në fund të ketë ndëshkime ndaj dikujt, por të shpërblejmë ata që kanë arritur të jenë më të dalluarit”, theksoi kreu në largim i MEF-it Ahmet Shala. /Telegrafi/