Telegrafi

Shala: Jemi të përkushtuar ndaj standardeve

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sabri Kicmari, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësues të Shoqatës së Kontabilistëve të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës po qëndron në Vjenë ku po merr pjesë në Konferencën Ministrore "Rruga për në Evropë: Reformimi i Sistemit të Raportimit Financiare dhe Ngritja Institucionale" organizuar nga Banka Botërore.

Kjo iniciativë e Bankës Botërore, parasëgjithash ka për qëllim përfshirjen e vendeve të Rajonit në reforma dhe implementimin e standardeve evropiane të raportimit financiarë dhe auditimit që do të rezultojë me një ngritje të disiplinës financiare në Rajon, luftimin e informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimin e ambientit për biznes dhe për investimet e huaja.

Në këtë konferencë po marrinë pjesë ministra të financave dhe përfaqësues të qeverive të vendeve të rajonit si nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldova dhe Austria si dhe përfaqësues të lartë të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.

Ministri Shala falënderoj Bankën Botërore dhe Qeverinë Austriake për këtë iniciativë dhe për përkrahjen e Kosovës si shteti më i ri ne Evropë dhe anëtari më i ri i Bankës Botërore në rrugën e saj drejt arritjes së standardeve evropiane dhe në reformimin e sistemit të raportimit financiarë.

“Qeveria e Kosovës është thellë e përkushtuar në arritjen e standardeve evropiane si dhe në participimin në iniciativa dhe reforma rajonale dhe ndërkombëtare që qojnë në drejtim të perspektivës ekonomike dhe mirëqenjës shoqërore”, tha ndër të tjera Shala gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë.