Site icon Telegrafi

Shala i gatshëm për Kampionatin Botëror

Botërori mbahet nga 8-14 shtator në Tashkent të Uzbekistanit. “Kampionati botëror është shumë afër, kurse unë po zhvilloj përgatitjet e fundit në Bullgari. Të njëjtat po shkojnë shumë mire duke marr parasysh qe këtu ka shumë shtete, si: Bullgaria, Maqedonia, Spanja, Franca, Ukraina, Gjermania, Shqipëria e Kosova. Kjo po më ndihmon shumë pasi po më jep mundësi të kem edhe shumë sparingje. Ushtrimet po i zhvilloj nën përkujdesjen e trajnerit Sylejman Shala”, tha Egzon Shala, raporton BotaSot.

“Me ecurinë e deritanishme kam besim për një garë të denjë në Botëror pavarësisht disa dëmtimeve që kam pasur së fundmi. Por, shpresoj se do të kalojnë deri para garës pasi koha është e mjaftueshme për rehabilitimin e plotë”, thotë Shala. /Telegrafi/ 

Exit mobile version