Valerenga ka arritur që ta mposhtë Brannin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Norvegjisë.
Skuadra vendase kishte iniciativën qysh nga fillimi, derisa golin e fitores e shënuan në minutën e 45+4.
Ishte Herolind Shala, ai që e shënoi golin e vetëm të këtij takimi, pas asistimit fantastik që pranoi nga Aron Donnum.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi një gol tejet të bukur, për ta rikthyer kështu skuadrën e tij te fitorja pas 12 ndeshjeve.
Valerenga aktualisht ka gjashtë barazime dhe gjashtë humbje në këto ndeshjet e fundit, derisa goli i Shalës i riktheu te rruga e triumfit.
Valerenga aktualisht gjendet në pozitën e nëntë me 33 pikë pas 27 javësh në ligën norvegjeze. /Telegrafi/