Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka folur pas fitores në udhëtim te Malta.
Përfaqësueses së Kosovës ka fituar në udhëtimin e tyre te Malta me rezultat të thellë 5-0.
Kjo fitore e Dardanëve erdhi në ndeshjen e pestë në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.
Kosova është lider i grupit me 11 pikë, por fituesi i grupit do të dihet të martën në ndeshje ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri.
Kështu mendon edhe mesfushori Shala, i cili e ka cilësuar si të bukur fitoren ndaj Maltës, por kërkon përkrahjen e tifozëve për ta vazhduar ëndrrën.
“Çfarë fitore e bukur”, ka shkruar fillimisht Shala në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Jemi të parët në grup, por tani me mendje për Azerbajxhanin”.
“Na duhet përkrahja e tifozëve për ta vazhduar ëndrrën”, përfundoi mesfushori luftarak. /Telegrafi/