Në takim, theks të veçantë iu kushtua pjesëmarrjes dhe përgatitjeve për garat ndërkombëtare, posaçërisht Lojërave Olimpike“RIO 2016”.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për avancimin e infrastrukturës ligjore sportive. Komiteti Olimpik ka përgatitur Draft dokumentinpër kategorizimin e sporteve dhe sportistëve, i cili pritet që të marrë formën finale vitin që vjen.
Ministri Shala tha se MKRS edhe në vitin tjetër do ta përkrah KOK-un dhe në përgjithësi zhvillimin dhe masivizimin e sportit në Kosovë sidomos duke u fokusuar në konkurrencë e cilësi.
Në këtë takim, vlerësim i përbashkët për vitin 2015 ishte suksesi dhe ndërkombëtarizimi i sportit kosovar. /KosovaPress/