Mesfushori kosovar, Herolind Shala e ka filluar mjaftë mirë aventurën e tij në Turqi.
Pasi u transferua tek ekipi elitar në Turqi, Kasimpasa, Shala është aktivizuar javën e kaluar në udhëtim tek Trabzonspori në minutën e 56-të të ndeshjes.
Por në ndeshjen e sotme të parën si vendas Kasimapsa në shtëpi do ta luajë ndaj Adanaspor.
Kësisoj trajneri turk Riza Calimbay ka vendosur që ta vë në fushë Shalën nga minuta e parë.
Kujtojmë që Shala ditë më parë u rikthye për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës pasi kaloi dy vite te Shqipëria. /Telegrafi/