Telegrafi

Shala: Deputetët ta miratojnë kredinë

Sipas ministrit Shala, kjo nuk është vetëm kredi, por është janë edhe 9 milionë dollarë grante, të cilat janë për 40 vite pa kamatë, e që do të nevojiten për përforcimin e institucioneve vendore, sidomos për kadastrën.

Kurse për mjetet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe mjetet e donatorëve do të jenë të mjaftueshme sipas Shalës, për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale të Kosovës dhe për të përmbushur edhe realizimin autostradës Vërmicë-Mërdare.

“Ky program i hap derë Kosovës për të marrë donacion nga KE-ja, prej 150 milionë euro, dhe 60 milionë euro nga Banka Botërore. Ky bashkëpunim kaq i avancuar ka mundësuar që Kosova të ketë qasje në mjetet e FMN-së dhe në grante falas prej 210 milionë euro të cilat do të derdhen për 3 vitet e ardhshme”. /Telegrafi/