Site icon Telegrafi

Shala debuton në kampionatin turk

Herolind Shala e ka filluar aventurën e tij në kampionatin turk tek Kasimpasa.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës gjatë kësaj jave iu bashkua skuadrës nga Stambolli si huazim me detyrim blerje nga Sparta e Pragës.

Kasimpasa ishte mysafire e Trabzonsporit në ndeshjen e javës së parë në kampionatin turk dhe pësoi humbje 2:0.

Shala këtë ndeshje e filloi nga banka rezervë pasi kishte vetëm dy stërvitje me klubin.

Mesfushori kosovar u inkuadrua në lojë në minutën 56-të dhe pati një paraqitje të mirë.

Ndërkohë Loret Sadiku që gjithashtu iu bashkua Kasimpasas nuk u paraqit në këtë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version