Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, tha se drejtuesit e institucioneve dhe kryetari i Kuvendit po e bllokojnë punën e këtij institucioni.
Shala pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita tha se çështjet e Kosovës në Bruksel nuk mund të negociohen pa marrëveshje në Kuvend.
“Shumica të vijnë dhe të miratojmë Rezolutën”, tha Shala.
I pyetur në lidhje nëse kanë komunikuar me deputetet Teuta Rugova, Shala tha se deri më tani nuk ka pas ndonjë komunikim me të.
Rugova nuk ka marr pjesë në seancën e ftuar nga opozita ndërkohë që ka qenë e pranishme në seancën e ftuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar emrat e ekipit negociator.