Telegrafi

Shala beson se mund ta befasojnë Kroacinë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala iu është bashkua skuadrës në para përgatitje për dy ndeshjet e radhës.

Kosova do të luajë me Kroacinë fillimisht më 6 tetor, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Ukrainën.

Djaloshi nga Drenasi ka thënë se është krenar që e veshë fanellën e Kosovës derisa për ndeshjet ndaj Kroacisë beson se mund t’i befasojnë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë mirëpo ne kemi një skuadër të mirë dhe besojmë në fuqinë tonë”.

“Synimi ynë është të bëjmë një lojë të mirë dhe ta befasojmë Kroacinë. Nuk është asgjë e pamundur”, tha Shala.

Ai tregoi se kosovarët kanë diçka më shumë se kroatët.

“Kemi zemër më të madhe dhe luajmë për fanellë. Besoj që me zemër do të luajmë të gjithë që të arrijmë rezultat pozitiv”, përfundoi Shala. /Telegrafi/