Herolind Shala ka vazhduar me formë të mrekullueshme në kampionatin norvegjez.
Pasi zhvilloi dy ndeshje fantastike me Kosovën, koha ishte që Shala të shkëlqente në kampionat me skuadrën e tij Start.
Në javën e 23-të Start ishte mysafirë tek Bodo Glimt ku kanë marrë një fitore të madhe 1-2.
Shala si gjithnjë e nisi ndeshjen nga minuta e parë për skuadrën e tij ku në fund u tregua vendimtar.
26-vjeçari tregoi klasin e tij në minutën e 85-të, kur dha asistimin në golin e fitores të shënuar nga Bringaker.
Ishte kjo një ndeshje e mirë nga Herolindi, si në fazën defensive ashtu edhe në ofensivë.
Pas kësaj fitore, Start ka grumbulluar 23 pikë pas 23 ndeshjeve duke i ikur rrezikut.
Për Shalën ky ishte asistimi i dytë ndërsa ka shënuar edhe një gol në shtatë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iC-jJl1LdfM