Telegrafi

Shala: 19 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala thotë për RTV Dukagjinin se gjendja në këtë spital është nën kontroll pavarësisht numrit të madh të pacientëve.

“Aktualisht kemi të hospitalizuar 34 pacientë, ku 19 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa 12 pacientë tjerë presin sonte ose nesër rezultatin. Pesë nga këta që janë të konfirmuar me COVID-19 kohë pas kohe po trajtohen me oksigjenoterapi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shala thotë se nga fillimi i pandemisë në Spitalin e  Gjakovë 10 personel shëndetësorë janë prekur nga coronavirusi derisa tashmë shumica prej tyre janë shëruar.

“Momentalisht raste aktive janë tre mjek dhe një punëtorë i administratës”.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se pavarësisht situatës pandemike asnjë pacientë që paraqitet në spital nuk mund të kthehet mbrapa pa marrë shërbim./Telegrafi/