Top komentatori shqiptar, Dritan Shakohoxha, i cili ka përcjellë kombëtaren në çdo hap, po pret atë që do të ndodhë në ndeshjet e fundit të fazës grupore për të mësuar fatin për ekipin kombëtar shqiptar.
Ai këtë po e bën pranë kampit të ekipit kombëtar, nga ku u ka dërguar një mesazh tifozëve.
“Në pritje të fatit. Si do që të shkojë, ndihem me shumë fat për atë që jetuam deri tani. Dashtë Zoti na e zgjat ëndrrën”, potencoi Shakohoxha.
Shqipëria pret rezultatet e ndeshjeve të fundit të cilat zhvillohen nga ora 18:00 dhe 21:00.