Site icon Telegrafi

Shakhtarit i munguan 10 lojtarë për shkak të COVID-19, por kjo nuk i pengoi ta turpëronin Real Madridin

Real Madrid pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3-2 ndaj Shakhtar Donetsk që në këtë takim luante pa 10 lojtarë të ekipit të parë shkaku i COVID-19. 

Shakhtarit u desh të luante me një ekip më të dobët se zakonisht për shkak të rasteve me COVID-19.

Emra si Serhiy Kryvtsov, Mykola Matviyenko, Ismaily, Taras Stepanenko, Alan Patrick, Viktor Kovalenko, Taison, Moraes e SerhiyBolbat ishin konfirmuar si mungesa shkaku i COVID-19 nga trajneri Luis Castro para ndeshjes.

 

 

Por edhe pa këta lojtarë, ukrainasit e mbyllën pjesën e parë me rezultat 3-0. Golat i shënuan Tete, Raphael Varane autogol dhe Manor Solomon shënuan.

 

Luka Modric dhe Vinicius Junior tentuan ta kthejnë ndeshjen, por nuk ia arritën të shmangin një humbje turpëruese.

Lexo po ashtu Real Madridi befasohet në shtëpi, mposhtet nga Shakhtari

Reali ndeshjen e luajti në stadiumin Alfredo Di Stefano, stadium me kapacitet prej 6 mijë ulësesh, pasi Santiago Bernabeu mbetet në rinovim.

 

Mbretërit edhe në La Liga në fundjavë pësuan humbje nga Cadiz po në këtë stadium me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version