Telegrafi

Shakhtar pohon interesimin për Robinhon

Braziliani në janar u dërgua si huazim në Santos, pasi Roberto Mancini nuk mund t’i siguronte vend në formacionin startues. Së fundi vetë braziliani ka thënë se nuk dëshiron të kthehet në Eastlands, që ka bërë mediat të spekulojnë për opsione të mundshme të transferimit të tij.

Mes klubeve tjera edhe Shakhtar ka shprehur interesim, ndërsa mediat kanë thënë se klubi është i gatshëm të ndajë madje 20 milionë funte për të.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për ta angazhuar atë. Ka bisedime në mes meje dhe trajnerit për atë si ta përforcojmë ekipin”.

“Por nëse arrijnë në nivelin ku fansat kanë diskutuar mundësinë për angazhuar lojtarë të nivelit të Luis Suares dhe Robinho, atëherë fansat tanë kanë shije të përkryer, duhet ta pranoj. Më pëlqejnë të dy futollistët”, ka thënë Akhmetov për Daily Mail. /Telegrafi/