Telegrafi

Shakhtar-Inter, formacionet e mundshme

(Foto: Instagram/achrafhakimi)

Interi nuk e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi që luajti baras me Borussia Moenchengladbachun në Giuseppe Meazza, në xhiron e parë të fazës grupore.

Nerazzurrët barazuan 2-2 ndaj ekipit gjerman, ashtu që kanë vetëm një pikë nga ndeshja e parë në Grupin B.

Achraf Hakimi dhe Ashley Young janë kthyer në garën e madhe evropiane, ndërsa Nicolo Barella pritet të luajë prapa dy sulmuesve Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Achraf Hakimi (Foto: Instagram/achrafhakimi)

Formacioni i mundshëm i Shakhtar Donetskut: Trubin; Dodo, Khocholava, Bondar, Kornienko; Maycon, Marcos Antonio; Tete, Marlos, Solomon; Dentinho.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Brozovic, Vidal, Young; Barella; Lukaku, Lautaro.

/Telegrafi/