Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve.
Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste nga të dy skuadrat, munguan golat.
Karim Benzema kishte dy raste të mira në minutat 18 dhe 36, por portieri Anatolii Trubin priti të dyja gjuajtjet.
⚡ @RodrygoGoes ⚡#UCL pic.twitter.com/iKe3JtvRWo
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 11, 2022
Shakhtari rrezikoi me Lassina Traoren dhe Oleksadr Zubkov, por dyshja nuk ishin të saktë.
Mbretërit para se të mbyllej pjesa e parë rrezikuan edhe me Rodrygon dhe Federico Valverden, por rrjeta heshti edhe në këto dy raste.
Më të filluar pjesa e dytë ukrainasit arritën të shënojnë, kur Bogdan Mykhaylichenko gjeti Zubkovin i cili shënoi për 1-0.
🚨 Shakhtar (+656) lead Real Madrid!
🇺🇦 Oleksandr Zubkov (+430) with the goal.pic.twitter.com/5k36g0vb1M
— Pinnacle (@Pinnacle) October 11, 2022
Shkahtar kishte raste më të mira edhe pas golit, ku Traore, Zubkoov dhe Mykhailo Mudryk, kishin mundësi të mira shënimi, por nuk ishin të saktë.
Real Madridi rastin e parë të mirë në fraksionin e dytë e kishte me Toni Kroos, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, goli i barazimit erdhi në kohën shtesë me Antonio Rudiger që shënoi me kokë për 1-1.
🇪🇺#ChampionsLeague – Group F🇪🇺
Goal!⚽️🇺🇦Shakhtar Donetsk 1-[1] Real Madrid🇪🇸
Antonio Rüdiger 90+5'FOLLOW @Sp0rtsmedia FOR MORE GOALS HIGHLIGHT🧑💻 #UCL | #HalaMadridpic.twitter.com/GCHABvyhxB
— Sportsmedia ❁ (@Sp0rtsmedia) October 11, 2022
Real Madrid mbetet lider më 10 pikë, ndërsa Shakhtar kanë pesë pikë . /Telegrafi/