Telegrafi

Shakatë bizare ndërmjet Eric Bailly dhe Zlatan Ibrahimovic, përfundojnë me një përqafim

(Foto: Getty Images/Twitter)

Eric Bailly sërish i ka bërë një kërcënim në formë shakaje në ditën përshëndetëse të Zlatan Ibrahimovicit me lojtarët e Manchester Unitedit, ndërsa Ibra ia ka kthyer menjëherë – por në fund gjithçka ka përfunduar duke qeshur dhe me një përqafim.

Marrëveshja e sulmuesit veteran me Djajtë e Kuq është ndërprerë me marrëveshje dypalëshe pas eliminimit të klubit anglez nga Liga e Kampionëve, ndërsa 36-vjeçari nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin nga MLS, LA Galaxy.

(Foto: Getty Images)

Ka kohë që mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka bërë shaka shoqërore me Ibran, ndërsa ka vazhduar edhe në momentet kur Zlatan kishte shkuar për t’u përshëndetur me lojtarët e Unitedit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Zlatan Ibrahimovic

Tifozët e Djajve të Kuq janë të njohur me dashuri-urrejtjen bizare të dy futbollistëve, ndërsa në një video të publikuar të mërkurën, Bailly i kishte thënë: “Zlatan, do të të vras miku im”.

Xhirimi është bërë në qendrën stërvitore Carrington, ku Ibrahimovic kishte shkuar për t’u thënë lamtumirë tashmë ish-bashkëlojtarëve të tij.

Ajo video është shoqëruar me një tjetër, ku shfaqeshin të dy futbollistët, ndërsa Ibra e çon grushtin, por gjithçka përfundon me një qeshje të madhe.

‘Zënka’ mes tyre ka nisur kur një video, në të cilën shfaqej Bailly duke e goditur me shkelm Ibran, u bë hit në rrjetet sociale në vitin e kaluar. /Telegrafi/