“Kufijtë e Rusisë nuk kanë fund”, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një ceremonie vjetore të gjeografisë në Moskë, duke u përcjellë nga duartrokitjet, gjatë një transmetimi televiziv.
“Kjo është një shaka”, thuhet të ketë thënë më pas Putin, përcjell Telegrafi, derisa kamera kthehet nga audienca e mbushur me zyrtarë shtetërorë, duke përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoygu dhe ish-shefin e stafit të Putinit, Sergei Ivanov.
Ngjarja kishte për qëllim të shpërblente ata që kontribuan në studimet gjeografike në Rusi, duke kulmuar me një skenë në të cilin Putin shfaqet me një fëmijë shkolle, me shumë njohuri në gjeografi.
“Kufijtë e Rusisë përfundojë në ngushticën e Beringut, me SHBA”, ka thënë djali. “Kufijtë e Rusisë nuk kanë fund”, Putin u përgjigj, duke përqafuar fëmijën me një vështrim të palëkundur kah kamerat. /Telegrafi/