Telegrafi

Shakahoxha preferon më tepër Ilda Bejlerin se Viola Spiron

Ai është një komentatorët sportiv më të suksesshëm në Shqipëri, ku në çdo ndeshje drithëron.

Bëhet fjalë për Dritan Shakohoxhën, i cili ka qenë i ftuar në emisionin në “Pasdite në Top Channel”.

Ai është vënë në siklet, duke u pyetur se kë do të zgjidhte mes dy gazetareve seksi me të cilët ka punuar.

Shako u vu përballë zgjedhjes mes Ilda Bejlerit dhe Viola Spiros, ku tha se kjo pjesë nuk i pëlqen aspak, duke u ndjerë në vështirësi.

“…Por meqenëse punoj me Ildën, po them Ildën. Por edhe me Violën kam punuar”, tha Shakohoxha.

Ndryshe, Ilda Bejleri punon dhe vepron në kuadër të platformës Digitalb ndërsa Viola muaj më parë është larguar prej emisioneve sportive të Digitalb.