Telegrafi

Shaka Hislop bëri gafë qesharake në transmetim të drejtpërdrejtë, bashkëprezantuesi mbajti kokën me duar

Fansat nuk mund të ndalojnë së shikuari gafën që ka bërë Shaka Hislop në transmetim të drejtpërdrejt.

Incidenti ndodhi në studio televizive teksa Hislop parashikonte se si do të përfundonte edicioni në La Liga.

Ish-portierit iu prezantua një top i ri nga bashkë-prezantuesi teksa kamerat u fokusuan më pas te 54-vjeçari.

Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që kishin punë normale para se të bëheshin futbollistë

I mbështjellur me një guaskë mbrojtëse, topi iu hodh Hislopit. Por, pavarësisht se ishte një lojtar profesionist, Hislop filloi të qeshte dhe shikonte teksa topi kalonte pranë tij përpara se të binte në tokë.

Pjesa mbrojtëse u thye, ndërsa topi doli nga fokusi i kamerës. Dhe Hislop, që ishte ende i relaksuar, vazhdoi të shikonte përreth, ndërsa bashkëprezantuesi mbante kokën me duar. /Telegrafi/