Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka ironizuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Zotëri Bahtiri është legjendë në vete”, tha Muja në emisionin Politikë në Tribuna Channel.
Sipas tij, gjendja në Mitrovicë është dëshpëruese nga menaxhimi i Komunës nga Bahtiri. Ai përmendi edhe premtimin e hapjes së fabrikës së kërpudhave në Mitrovicë, të cilën e quajti qesharake.
“Oferta me kërpudha është qesharake, të tilla ai dha edhe në Drenas. Paralelja e Mitrovicës nuk është e njëjtë në Drenicë. Nëse ai vërtetë e do Drenicën, le të hap fabrika edhe ne do t’i ndihmojmë”, tha Muja.