Site icon Telegrafi

Shaip Kamberi: Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë xhiruar duke kënduar këngë ultra-nacionaliste duke i bërë lavde gjenocidit të Srebrenicës, shkatërrimit të Vukovarit dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Videoja është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë gjatë festës së Vitit të Ri.

Për këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Lexo po ashtu Publikohet videoja skandaloze në Serbi: Policët festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, shkroi Kamberi.

Exit mobile version