Telegrafi

Shailene Woodley kishte kaluar situata të frikshme gjatë xhimeve të filmit “Divergent”

Shailene Woodly (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur, Shailene Woodley, kishte përjetuar një situatë të frikshme gjatë xhirimeve të filmit “Divergent”.

28-vjeçarja ka folur për vështirësitë që ka kaluar, teksa tregonte se si ka qenë shumë e sëmurë në fillim të të njëzetave të saj, shkruan Mirror.

Ajo i tha New York Times: “Unë nuk kam folur shumë për këtë ende publikisht dhe do ta bëj një ditë, por isha shumë, shumë e sëmurë në fillim të të  njëzetave. Ndërsa isha duke bërë filmin ‘Divergjent’ dhe duke punuar shumë, unë gjithashtu po luftoja me një situatë shumë të frikshme”.

“Për shkak të kësaj, unë u thashë jo shumë mundësive, sepse duhej të bëhesha më mirë, dhe ato punë përfunduan duke shkuar te bashkëmoshatarët e mi që unë i dua. Ata vazhduan me shumë sukses”.

Shailene pranoi që gjërat keqësoheshin sa nuk e dinte nëse shëndeti i saj ndonjëherë do të përmirësohej sa duhet për ta lejuar atë të punonte në projektet që dëshironte.

“Unë isha në një vend ku nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të dorëzohesha dhe të lëshoja karrierën time, dhe kjo më solli këtë zë negativ në mendjen time që vazhdonte të rrotullohej për vite e vite më pas”.

Ndërkaq, fansat e aktores përmes komenteve në rrjetet sociale po presin me padurim paraqitjen e saj në ndonjë seri të filmit. /Telegrafi/