Ndodhemi në një periudhë para zgjedhjeve lokale, para fushatës zgjedhore, kur dhuna mbi gratë në partitë politike, sipas hulumtimeve të fundit, është më e lartë, madje 47 për qind. Pa dallim cilën grua do ta propozojmë, pa dallim për cilën grua do të votojmë, të gjithë të rrethojmë JO për dhunën mbi gratë në politikë, ka shkruar sot në profilin e saj në Fejsbuk ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.
Të kundërshtojmë, shtoi ajo, në çdo përpjekje për dhunë si të na ndodhë neve.
“Vetëm nëse jemi të bashkuara, pavarësisht partisë politike nga e cila vijmë, forca jonë do të jetë e pandalshme. Fuqimisht e përshëndes fushatën për ngritjen e vetëdijes publike për eliminimin e dhunës mbi gratë në politikë, nën moton ‘Rretho JO për dhunën mbi gratë në politikë”. Ajo është pjesë e projektit WoMen Lead: Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave, të implementuar nga Instituti Demokratik Nacional (IDN), ndërsa financohet nga Agjencia Suedeze për Mbështetje Zhvillimore Ndërkombëtare (Sida)”, shkruan ministrja Shahpska në Facebook.