Telegrafi

Shahpaska: Qeveria e re do të mundësojë shërbime spitalore pa pagesë

“Do të ketë kurim në spitale pa para për gjithë të siguruarit. Në këtë mënyrë garantojmë se çdo qytetarë do të marrë kurimin e nevojshëm. Shëndetit i qytetarëve është me prioritet të lartë për qeverinë e re. Për këtë arsye jemi të vendosur të krijojmë shëndetësi cilësore, efikase dhe moderne”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, Jagoda Shahpaska, deputete dhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi në LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se qeveria e re do të mundësojë kushte të dinjitetshme për kurim në Klinikën e re universitare, e cila do të sigurojë shërbime të cilësisë së lartë për gjithë qytetarët e shtetit.

“Do ta rishikojmë tenderin skandaloz dhe të dyshimtë të Qendrën Klinike që e realizon qeveria në largim. Qendra Klinike është premtuar prej vitit 2012 dhe deri më sot rezultati i vetëm janë gardhet, ku fotografohen Todorov dhe Gruevski”, deklaroi Shahpaska./Telegrafi/