Site icon Telegrafi

Shahpaska: Pres tërheqjen e amendamenteve për Ligjin për pensionim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në konferencën e sotme për shtyp tha se ajo pret që ndryshimet në Ligjin e Punës të zhbllokohen në Kuvend në periudhën e ardhshme, me të cilën kërkohet që meshkujt të dalin në pension në moshën 64 vjeç, gjithashtu si gratë që do të mund ta bëjnë këtë me kërkesë dy vjet më herët.

“Zgjidhja ligjore për daljen në pension në moshën 64 vjeç është në Kuvend. Ju e dini që në të kaluarën kishte 482 amendamente posaçërisht në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, i cili është ligji sistematik që përmendet më tej nga ligjet e tjera si lex specialist. Informacioni im është se do të zhbllokohet dhe se procedura parlamentare do të vazhdojë”, tha Ministrja.

Shahpaska shtoi se këtë vit nuk ka asnjë debat mbi projektin e shpallur të qeverisë për mundësinë e blerjes së pensionit deri në pesë vjet, domethënë pension të parakohshëm, dhe siç tha ajo, përparësia në 2021 do të jetë votimi i ligjeve për pension në 64 vjet dhe rregullores për punë në ditën e diel./Telegrafi/

Exit mobile version