Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska në një konferencë për shtyp deklaroi se “nëpërmjet masave që i ndërmerr qeveria, ulet papunësia, po krijon kushte për hapjen e vendeve të punës, hapen mundësi për të rinjtë ndërsa për planin operacional për vitin 2019 janë siguruar 1,1 miliard denarë”.
Deputetja deklaroi se masat nga plani përqendrohen në rikualifikim, punësimin e kategorive më të prekura, por edhe për mbështetjen e “start-upeve” dhe idetë biosensore inovative për biznes personal.
“Plani operacional për vitin 2019 me vendos theks të veçantë mbi 43 milion denarë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe punësime të reja në këtë fushë.
Ndërtëojmë, shoqëri korrekte që krijon mundësi për të gjithë. Masat e planit operacional për punësim japin rezultate reale. Gjatë vitit të kaluar plani operacional kishte realizim prej 95%. /Telegrafi/