Ligji për pensionet prej 1 janarit nuk është një zgjidhje ad hoc, por pjesë e premtimit tonë parazgjedhor. Siç rritet paga minimale dhe mesatare, ashtu rriten edhe pensionet. Rritja e pagës minimale prej 15% dhe pagës mesatare prej 5% ka çuar në rritjen e pensioneve prej 700 denarë. Rritja e numrit të të punësuarve për më shumë se 60.000 në vetëm 2 vjet dhe një rritje prej 4.000 dhe 500 denarë të pagave mesatare kanë çuar në rritje të pensioneve. Gjithashtu, BPV-ja u rrit me 4%, tha deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska.
Ajo theksoi se rritja e pensioneve do të ishte edhe më e madhe nëse duhej të mbylleshe vrima prej 19 miliardë denarë në fondin e sigurimeve shëndetësore dhe pensioneve që e trashëguam, siç tha Shahaska, nga koha e OBRM-PDUKM-së.
“OBRM-PDUKM në vitin 2016 para zgjedhjeve solli rritje të pensioneve prej 500 denarë. OBRM-PDUKM nuk do të na çonte në situatën që në vitin 2030 të mos ketë mjete në Fondin për Pensione, hendeku prej 2.5 miliardë denarë në kohën e OBRM-PDUKM-së u rrit më shumë se 19 miliardë denarë. Duhej ta mbanim fondin në këmbë të shëndetshme”, tha Shahpaska./Telegrafi/