Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, deklaroi se nuk ka nga se të frikësohet dhe se nuk ka kërkuar mbrojtje policore, që kur në Kuvendin e Maqedonisë, në mënyrë të tensionuar, u votua ligji i gjuhëve, shkruan Telegafi Maqedoni.
“Nuk ka nga se të frikësohem dhe se nuk kam kërkuar mbrojtje policore. Ne besojmë në një të ardhme të përbashkët për të gjithë. Nuk kam ndonjë rekomandim që të qëndroj në shtëpi dhe se nuk kam nga se të frikësohem. Dy ditë qëndrova në Shkup, ndërsa mbrëmë isha në kafe me kolegët” tha Shahpaska, pas informatave se ndonjë nga deputetët ka pasur rekomabndim të qëndrojë në shtëpi dhe pas djegies së veturës të një deputeti nga shumica parlamentare.
Shahpaska thotë se merakoset për mundësinë e humbjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE), sepse për procedurën e sjelljes së ligjit për gjuhët është pëtrgjegjës Xhaferi, ndërsa rekomanimi për fillimin e bisedimeve me BE-në varet nga përmbushja e kushteve.
Ajo tha gjithashtu se kryetari Ivanov është i detyruar që ta nënshkruan ligjin e gjuhëve sipas nenit 75 të Kushtetutës./Telegrafi/