Telegrafi

Shahpaska: Kemi hapur çerdhet dhe kemi siguruar proces qëndrimi të sigurt për fëmijët

Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Jagoda Shahpaska ka thënë se po vazhdojnë intensivisht të punojnë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve duke ndërtuar çerdhe të reja me standard bashkëkohor.

Ajo theksoi se me hapjen e çerdheve tashmë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë të gjitha rregullat në mënyrë që të mundësohet punë e sigurt dhe shëndet i mbrojtur.

“I kemi hapur çerdhet dhe kemi siguruar proces qëndrimi të sigurt për fëmijët duke i mbrojtur nga rreziqet e infektimit nga coronavirusi në pajtueshmëri me protokollin e komisionit për sëmundje ngjitëse. Shëndeti i të rinjve për ne është prioriteti më i lartë dhe nga kjo nuk heqim dorë, por dua të theksoj se ne të gjithë jemi përgjegjës dhe duhet të jemi të kujdesshëm në atë që t’i respektojmë masat parandaluese me qëllim që të mundësojmë proces t ë punës të sigurt të çerdheve”, deklaroi Jagoda Shahpaska.

Ministrja informoi krijimin e një komisioni efikas dhe objektiv për mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi

Të enjten, Ministrja ridërgoi në Kuvend Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili përmes një komisioni të formuar posaçërisht do të mbrojë të varfëritë, rastet sociale, personat me aftësi të veçanta, popullatën LGBTI, romët, gratë dhe punëtorët./Telegrafi/