Jagoda Shahpaska, deputete në Kuvend dhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi të LSDM-së, sot në një konferencë për shtyp akuzoi ministrin aktual të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, për të cilin tha se ka shkatëruar shëndetësinë. Ajo përmendi edhe rasitin e dy pacientëve nga Kriva Pallanka, të cilën ndërruan jetë në makinën e Ndihmës së Shpejtë, njofotn Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do të mundësojë shëndetësi e cila do të kujdeset për gjithë qytetarët e vendit dhe do të forcojnë shërbimet për vizita shtëpiake, me qëllim që të gjithë qytetarët të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.
E pyetur nga gazetarët ajo foli edhe për situatën politike në vend, me çka theksoi se Zoran Zaev duhet ta merr mandatin dhe ta formojë qeverinë re./Telegrafi/