Telegrafi

Shahpanska-Kërstanovski: Bashkëpunimi mes MPPS dhe ONP vazhdon edhe në të ardhmen

Dialogu social është në interes të punëtorëve, punëdhënësve dhe Qeverisë. Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) vazhdon edhe në të ardhmen, konstatuan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe koordinatorit kombëtar i ONP, Emill Kërstanovski në takimin e sotëm.

Ministrja i prezantoi prioritetet e Qeverisë dhe theksoi nevojën për mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme profesionale dhe teknike nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, veçanërisht gjatë finalizimit të Ligjit të ri për marrëdhëniet e punës.

Kërstanovski e theksoi rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë për vendosjen e standardeve moderne të punës, të cilat janë dhe duhet të jenë pjesë të legjislacionit kombëtar.

Në takim, siç u njoftua nga Ministria përkatëse, u theksua rëndësia e Këshillit ekonomik dhe social, si dhe e Këshillave lokalë ekonomike dhe socialë dhe mbështetja në ratifikimin e konventave të miratuara nga Konferenca ndërkombëtare e punës.

Dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në interesin e punëtorëve dhe me këtë edhe të shoqërisë në tërësi.

Organizata Ndërkombëtare e Punës është agjencia e vetme dhe e specializuar trepalëshe e Kombeve të Bashkuara e themeluar në vitin 1919. Në kuadër të strukturës së saj i përfshin qeveritë, punëdhënësit dhe punëtorët nga 187 vende-anëtare, mes të cilëve edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.