Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale tha se gjendja në çerdhet e Maqedonisë është dhe se çerdhet kanë qenë të parat që më 9 shtator vjet u hapën të parat.
“Si shifra të fundit që i kam nga dje ka vetëm nëntë punonjëse të infektuara dhe gjashtë fëmijë, që do të thotë se gjendja është stabile”, theksoi Shahpanska.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ajo tha se nuk do të bëhet skrining me teste të shpejta për coronavirus.
Shahpanska theksoi se 76 për qind e punonjësve në çerdhe janë vaksinuar dhe se kjo përqindje rritet kur bëhet fjalë te edukatoret dhe përkëdhelëset.
“Te ne respektohen protokollet dhe përshëndes të gjithë ata që janë të përfshirë në ktë proces”, tha Shahpanska./Telegrafi