Kampionia ruse në shah është kapur nga kamerat e sigurisë duke i vendosur merkur për ta helmuar rivalen pak minuta para fillimit të një gare.
Amina Abakarova, 43-vjeçe, u filmua derisa po ecte në sallë ku do të mbahej kampionati i shahut në Dagestan, ku nxjerr lëngun e dyshimtë nga çanta, transmeton Telegrafi.
Ajo më pas hedh lëngun e dyshimtë që doli të jetë merkur – mbi tabelën e shahut por edhe në figura.
Në këtë tabelë shahu pritej të luante Umayganat Osmanova, 30-vjeç, me të cilën është në “luftë” prej vitesh.
Abakarova kishte sulmuar rivalen e saj Osmanova për t’ju hakmarrë për fyerjet që ia kishte bërë asaj dhe familjes, ka njoftuar një prej garueseve që ishte pjesë e këtij turnamenti.
Sipas dëshmitarë, Abakarova kishte sjellje të dyshimta për rreth 20 minuta para se të fillonte gara, duke u interesuar për kamera dhe vazhdimisht pyeste nëse po filmojnë dhe a janë funksionale.
Kur i është thënë se nuk funksionojnë, ajo vendosi ta realizojë planin – duke shikuar fillimisht përreth që të sigurohet se askush nuk po e sheh pranë tavolinës së Osmanovas.
Por ajo as që ishte në dijeni që në fakt kamerat po e filmonin, dhe se gjithçka është regjistruar në ngjarjen e organizuar gjatë 2 gushtit.
Osmanova disa minuta më vonë derisa po qëndronte e ulur pranë tavolinës së spërkatur me helm, filloi të ankohet për marramendje.
Ajo është trajtur në spital nën dyshimin për helmim me merkur, ndërsa policia po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë. /Telegrafi/